Deputetët rikthehen pas pushimeve verore në parlament sot më 1 shtator. Zyrtarisht, puna e tyre duhej të fillonte më 7 shtator, por u mor vendimi për t'u rikthyer para afatit për shkak të një morie të detyrave të grumbulluara. Ndër pikat e rëndësishme në punën e deputetëve do të jenë ndryshimet në Kodin Penal, ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor dhe ndihma ushtarake për Ukrainën.
Seancat e parlamentit nuk do të mbahen më në godinën e sheshit “Kuvendi Popullor”, i cili do të rinovohet, por në ish-Shtëpinë e Partisë (selia e Komitetit Qendror të Partisë Socialiste Bullgare para ndryshimeve demokratike) mes godinave të Presidencës dhe Këshillit të Ministrave. Seanca e parë do të fillojë me shqyrtimin parlamentar me një dëgjim të ministrave.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..