Në qytezën detare Sozopoll, një nga qendrat turistike të Bullgarisë e cila ndërthur të lashtën me modernen, nis edicioni i 39-të i "Apolonia". Festivalet e arteve, të cilat ndërthurin shfaqje të ndryshme letrare, muzikë, teatër, kinema dhe ekspozita, do të vazhdojnë deri më 5 shtator.
Hapja është sonte (20:30, më 28 gusht) me një gala koncert të Teatrit Muzikor "Stefan Makedonski" me muzikën madhështore të Lehar, Kalman dhe Johann Strauss - djalit. Për një javë, banorët dhe të ftuarit e Sozopolit do të mund të shikojnë ekspozita në Galerinë e Arteve në Qytetin e Vjetër, të shohin prodhime të teatrove të njohur të kryeqytetit, si Teatri Kombëtar "Ivan Vazov", Teatri "Sfumato", Teatri Satirik "Aleko Konstantinov”, si dhe shfaqje të tjera kulturore në skenë.
Ndër interpretuesit muzikorë janë edhe grupet e preferuara bullgare si "Fondacijata" (“Fondacioni”), rock grupet "Signal" dhe BTR, artistet e estradës Maria Ilieva, Mihaella Marinova, treshja e xhazit e Vasill Spasovit etj.
Klasat master për artistë dhe interpretues të rinj zënë një vend të rëndësishëm në mbrëmjet e artit. Udhëheqës i master-klasës së shkrimit kreativ do të jetë Georgi Gospodinov, kurse master-klasa për violinë do të udhëhiqet nga violinisti dhe mësuesi i muzikës Minço Minçev.
Adhuruesit e kinematografisë bullgare mund të shohin prodhime filmike dokumentare dhe artistike.
Programin e plotë të “Apolonia” 2023 mund ta shikoni në faqen zyrtare të festimeve.Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..