Shtetasit me kombësi bullgare nga shtatë shtete do të mund të aplikojnë në institucionet e arsimit të lartë bullgar, pavarësisht nëse kanë marrë nënshtetësinë bullgare apo kanë leje të përhershme qëndrimi në vendin tonë. Këtë e parashikon amendamenti i miratuar nga qeveria në dekretin nr.103, i cili rregullon procedurën e pranimit të studentëve nga diaspora bullgare në Shqipëri, Kazakistan, Kosovë, Moldavi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Ukrainë. Ndryshimi parashikon përjashtimin nga tarifat e aplikimit dhe shkollimit për doktorantët nga 7 vendet e përmendura në Dekret.
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..