Ansambli Shtetëror Folklorik “Filip Kutev” më 23 gusht do të vizitojë qytetin e Burgasit në Detin e Zi. "Izvori" (“Burime”) - kështu quhet koncerti-spektakël i përgatitur posaçërisht, duke përfshirë disa produksione-premierë kërcimi. Aktiviteti i kushtohet 120 vjetorit të lindjes së Filip Kutevit – themeluesit të ansamblit në vitin 1951. Pjesë e veçantë në koncert do të jenë artistët e ansamblit “Stranxha”. Publiku do të ketë mundësinë të prekë zërat kozmikë, muzikantët magnetikë dhe valltarët virtuozë të ansamblit "Filip Kutev" nga ora 20:30 në skenën e Teatrit Veror në Burgas.
Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe dy ansamble folklorike - "Ravnec" dhe "Klementina". Ky është eventi i..
Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të cilin e njohim si pjesëmarrës në sezonin e fundit të “Zëri i Bullgarisë”. Kënga “Do të bjerë..
Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na..