Një kompani turke që prodhon diamante në kushte laboratorike, duke rikrijuar procesin tokësor për rritjen e diamanteve me një kristal, po shqyrton një investim në Bullgari. Interesi është i drejtuar ndaj qytetit të Plovdivit, por vendi nuk është zgjedhur përfundimisht. Pritet që vendimi të merret deri në fund të vitit, ndërsa Agjencia Bullgare e Investimeve saktësoi se përfundimi me sukses i projektit do të hapë rreth 100 vende të reja pune.
Përveç përdorimit të diamanteve laboratorike si bizhuteri, ato përdoren në një sërë industrish, duke përfshirë prodhimin e çipave, sensorëve kuantikë, optikës dhe detektorëve për sektorët e teknologjisë së lartë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...