Nurgyll Salimova u kualifikua në 1/2 e finales së turneut të Kupës së Botës në shah për femra në Baku. Ky është suksesi më i madh në karrierën e mjeshtres së re.
Bullgarja 20-vjeçare nga fshati Krepça eliminoi rusen me flamur neutral Polina Shuvallova. Pas shkëmbimit të fitoreve me figurat e bardha në dy ndeshjet e rregullta, ato luajtën një “taibreak” në shah të përshpejtuar. Në të dyja ndeshjet, Salimova fitoi vendosmërisht me figurat e bardha e më pas me të zezat dhe hyri në katërshen më të mirë të garës.
Kështu, ajo mori një shans për të marrë pjesë në turneun e pretenduesve për titullin botëror. Sipas rregullores, tre të parat në renditjen e femrave dhe meshkujve marrin të drejtën për të luajtur në turnetë sfidues në vitin 2024.
Kundërshtarja e bullgares Salimova në gjysmëfinale është ukrainasja Ana Muziçuk.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..