Rusia do të ndalojë furnizimin me pjesë rezervë për pajisje ushtarake për vendet armike, përfshirë Bullgarinë. Licencat për riparimin e pajisjeve ushtarake të prodhimit rus/sovjetik gjithashtu hiqen. Vendimi, i cili prek pajisjet e aviacionit, është një përgjigje ndaj transferimit të pajisjeve ushtarake ruse dhe sovjetike në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur sot Dmitri Shugaev, kreu i Shërbimit Federal për Bashkëpunim Ushtarak-Teknik të Rusisë, gjatë forumit "Ushtria-2023".
Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev deklaroi para gazetarëve se ka raste të izoluara në të cilat ndërmarrjet bullgare punojnë me licenca të tilla. Në këto raste, ndërmarrjet kërkojnë burime alternative të know-how, tha Tagarev. Sipas tij, Rusia ka pretendime shumë më të mëdha që nuk njihen nga shteti bullgar dhe nuk do të njihen.
Ministri siguroi se rreziqet e sigurisë në Detin e Zi janë subjekt i analizave të vazhdueshme dhe janë duke u diskutuar opsione të ndryshme për veprim. Shkak për komentin e tij ishte rasti i një zjarri paralajmërues kundër një anijeje tregtare në Detin e Zi në afërsi të Zonës Ekonomike Bullgare. Sipas Tagarev, anija tashmë ka arritur në destinacionin e saj.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..