Të kufizosh veten në një tekst shkollor për lëndë konkrete mësimore nuk është një metodë e mirë e mësimdhënies, mësuesit duhet të kenë më shumë autonomi për të zgjedhur se me cilin prej tyre do të japin mësim, sipas ministrit të arsimit Galin Cokov. “Tekstet shkollore në një moment mund të jenë edhe jo të detyrueshme për shkak të zhvillimit të platformave digjitale në arsim”, tha ai për Televizionin Kombëtar Bullgar BNT. Sipas tij, programet arsimore janë të hapura për diskutim publik në bazë të opinionit të ekspertëve nga viti 2022. Ambicia e Ministrisë është që ndryshimet të sjellin uljen e kompleksitetit faktik.
"Ka mundësi që buxheti i shkollës të jetë i lidhur me cilësinë e arsimit," tha Galin Cokov.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..