Unë pres që të ketë një rotacion. Kalimi nga një kryeministër dhe nga një përbërje e kabinetit në një tjetër është i vështirë, por kjo ka ndodhur në Rumani, do të ndodhë edhe në vendin tonë, tha për televizionin “Bulgaria ON Air”, kryeministri akademik Nikollaj Denkov.
Nëpërmjet negociatave me "Lukoil" do të përcaktohet se si raportohen paratë në buxhetin bullgar. Duhet të kërkojmë fondet nga kompania, shtoi kryeministri. Për “Rosenec” – opsioni më i mirë është që porti të kthehet në kontrollin e shtetit, por rafineria në Burgas të funksionojë normalisht. Bisedimet kanë filluar me idenë se ato mund të përfundojnë me një marrëveshje të dobishme reciproke.
Kontrata me kompaninë turke të gazit "Botash" krijon shumë rreziqe për shtetin, dhe nuk merr parasysh mundësitë për zhvillimin e tregut të energjisë. Ne po bëjmë ç'është e mundur për të lidhur një aneks të kësaj kontrate, me të cilën rreziqet janë minimizuar, sqaroi kryeministri.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..