“Mirotvorec” është një faqe joqeveritare dhe nuk përbën kërcënim për njerëzit e përfshirë në të. Kështu deklaroi ministri i mbrojtjes Todor Tagarev pas përfundimit të mbledhjes së sotme të qeverisë. Kujtojmë se në korrik presidenti Rumen Radev bëri thirrje për mbrojtjen e një numri bullgarësh të përfshirë në listën e personave të caktuar si armiq të Ukrainës në faqen ukrainase “Mirotvorec”.
“Një grup qytetarësh shprehin pakënaqësi për sjelljen dhe propagandën e një grupi tjetër qytetarësh që dëmtojnë interesat e Ukrainës dhe mbështesin pozicionet ruse në këtë konflikt. Kjo ka pasoja komunikuese, ashtu si dhe veprimet e shumë gazetarëve në listë” komentoi ministri.
Sipas tij, faqja “Mirotvorec” nuk ishte një temë konkrete e takimit midis Tagarev dhe kreut të Drejtorisë kryesore “Inteligjencë” të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneralmajor Kirillo Budanov, javën e kaluar në Bullgari.
Në një mesazh të përhapur dje nga shërbimi i inteligjencës ushtarake bullgare për vizitën e gjeneralit Budanvov në vendin tonë, thuhet se “nga pala bullgare u ngrit dhe u sqarua çështja me faqen “Mirotvorec”.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..