Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shfaqje operistike sërish do të oshtijnë shenjtëroren Begliktashin

Foto: operabourgas.com

Shfaqjet operistike nën qiellin e hapur do t’i kënaqin dashamirësit e muzikës edhe këtë verë. Edicioni i katërt i festivalit “Opera në Shenjtëroren” do të mbahet nga data 5 deri më 26 gusht nëkatër mbrëmje radhazi të së shtunës në mjedisin natyror të shenjtërores trake të Begliktashit afër qytetit turistik Primorsko. Organizatorët nga Opera Shtetërore - Burgas dhe Komuna Primorsko premtojnë një program të pasur me disa nga titujt më të njohur dhe më të dashur të operës.

Sivjet, “Opera në Shenjtëroren” do të hapet më 5 gusht me shfaqjen “Samson dhe Dalila” të kompozitorit francez Kamij Sen-Sans, nën drejtimin e maestros Ivan Kozhuharov. Më 12 gusht publiku do të dëgjojë “Nabuko” nga Xhuzepe  Verdi nën dirigjentin e maestros Ivajllo Krinçev. Opera “Karmen” e Zhorzh Bize është titulli i tretë i afishes së festivalit të sivjetshëm. Shfaqja parashikohet për 19 gushtin. Dirigjent do të jetë GrigorPalikarov. Së fundmi në festival, më 26 gushtin do të prezantohet opera “Trubaduri” nga Xhuzepe Verdi.

Kjo veprimtari kulturore në shkallë të gjerë ofron një mundësi për publikun që të takohet me simbolikën e këtij vendi të shenjtë trak të kombinuar me emocionin dhe ndikimin e artit operistik.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD