Shfaqjet operistike nën qiellin e hapur do t’i kënaqin dashamirësit e muzikës edhe këtë verë. Edicioni i katërt i festivalit “Opera në Shenjtëroren” do të mbahet nga data 5 deri më 26 gusht nëkatër mbrëmje radhazi të së shtunës në mjedisin natyror të shenjtërores trake të Begliktashit afër qytetit turistik Primorsko. Organizatorët nga Opera Shtetërore - Burgas dhe Komuna Primorsko premtojnë një program të pasur me disa nga titujt më të njohur dhe më të dashur të operës.
Sivjet, “Opera në Shenjtëroren” do të hapet më 5 gusht me shfaqjen “Samson dhe Dalila” të kompozitorit francez Kamij Sen-Sans, nën drejtimin e maestros Ivan Kozhuharov. Më 12 gusht publiku do të dëgjojë “Nabuko” nga Xhuzepe Verdi nën dirigjentin e maestros Ivajllo Krinçev. Opera “Karmen” e Zhorzh Bize është titulli i tretë i afishes së festivalit të sivjetshëm. Shfaqja parashikohet për 19 gushtin. Dirigjent do të jetë GrigorPalikarov. Së fundmi në festival, më 26 gushtin do të prezantohet opera “Trubaduri” nga Xhuzepe Verdi.
Kjo veprimtari kulturore në shkallë të gjerë ofron një mundësi për publikun që të takohet me simbolikën e këtij vendi të shenjtë trak të kombinuar me emocionin dhe ndikimin e artit operistik.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" . Tani..