Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdiv Jazz Summer bashkon xhazin dhe folklorin

Foto: FB /Plovdiv Jazz Fest

Me koncertin e klarinetistit virtuoz bullgar Ivo Papazov-Ibrjama dhe orkestrës “Trakia” fillon në Plovdiv edicioni i dytë i festivalit  Plovdiv Jazz Summer. Organizatorët premtojnë një ndërthurje artistike të xhazit me motive popullore.  Dhe festivali i sivjetshëm do të zhvillohet në dy module - njëri në kinemanë verore “Orfeu” nga data 4 deri më 6 gusht dhe tjetri në fshatin Markovo më 25 dhe 26 gusht. Në mbrëmjen e dytë të festivalit në Plovdiv do të performojnë “Antoni Donçev Xhaz Kuartet” dhe “Eva Kuartet”. I ftuar do të jetë edhe trumbetari etno xhaz nga Greqia, Pantelis Stojkos. Më 6 gusht do të ngjitet në skenë projekti ndërkombëtar Destino Tango Trio, zëri i së cilës do të jetë Kristina Vilallonga nga grupi Gotan Project.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD