Në Bullgari mbërriti historiania britanike Prof. Bettany Hughes, e njohur më në veçanti si drejtuese e programin televiziv me popullaritet “Thesaret e Botës”, që transmetohet në 120 shtete. Pak ditë më parë ajo vizitoi qytetin Petriç, ku xhiroi pamjet e para të programit të saj, seritë e fundit të të cilit do t’i kushtohen trashëgimisë sonë kulturore dhe historike nga lashtësia. Për këtë qëllim, ekipi i Prof. Hughes filmoi qytetin antik Heraklea Sintika, si dhe eksponate të Muzeut Historik lokal.
Para kamerës qëndroi historiani bullgar Prof. Ljudmill Vagalinski, i cili prezantoi historinë e qytetit mijëravjeçar dhe tregoi për fazat e kërkimit të tij. Shikuesit do të mësojnë gjithashtu për procesin e restaurimit dhe rindërtimit digjital të objektit. Të impresionuar nga ajo që panë, prof. BettanyHughes dhe ekipi i saj vazhduan drejt thesarit tjetër të Bullgarisë - Manastirit të Rilës, mësojmë nga faqja Facebook e Muzeut Historik Petriç, ku u publikuan edhe pamjet e vizitës së shkencëtares së famshme britanike në qytet.
Prezantuesja e njohur britanike pak javë më parë mbërriti në vendin tonë me ftesë të departamentit tonë të turizmit dhe mori dritën jeshile për të filmuar episodet e fundit të filmit të saj me seri “Thesaret e Botës”. “Do të ishte një kënaqësi e madhe për ne që të mund të tregojmë për Bullgarinë, të tregojmë historinë tuaj të pasur dhe mrekullitë kulturore, për të cilat ju jeni me të drejtë krenar”, tha BettanyHughes në një takim me ministrin e atëhershëm të turizmit Ilin Dimitrov.
Përveç qytetit antik Heraklea Sintika dhe Manastirit të Rilës, ekipi i Prof. Hughes shfaqi dëshirë për të prezantuar Varrezën Trake në qytetin Kazanllëk, monumentin në majën Buzlluxha, arin më të vjetër në botë, të zbuluar në Varna, trashëgiminë historike të qyteteve Nesebër dhe Plovdiv, varrezën në Sveshtari, burrat e maskuar – kukeri, valltarët mbi prush – nestinari dhe Muzeun Historik Kombëtar.
Në Bullgari programi “Thesaret e Botës” transmetohet në Viasat History. Dhe disa episode shfaqen në National Geographic, BBC, Discovery Channel dhe Netflix dhe ndiqen nga qindra miliona shikues në mbarë botën.
Lexoni më shumë:
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / PetrichHistoryMuseum
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..