Udhëheqja e klubit të futbollit “Levski” njoftuan se tifozët e klubit “Shkupi” nga Shkupi dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të pranohen në stadiumin “Georgi Asparuhov” për ndeshjen e dytë të javës së dytë paraprake në Ligën e Konferencës. Vendimi u mor pas një takimi trepalësh, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga UEFA. Organi drejtues i futbollit evropian i udhëzoi udhëheqjen e skuadrës “Levski” që të mos u shesin bileta tifozëve të ftuar. “Udhëzimet përfshijnë kontrollin e detyrueshëm të dokumenteve personale në hyrjet e stadiumit dhe mospranimin e personave me dokumente nga Maqedonia e Veriut, edhe me një biletë të blerë”, njoftoi klubi bullgar.
Pasi mposhti “Shkupin” në Shkup me 2:0, “Levski” pret mysafirët për revanshin në Sofje më 3 gusht. Në Shkup kishte dhunë ndaj tifozëve bullgarë, arrestime dhe një bullgar u godit me thikë dhe u shtrua në spital.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..