Gjatë natës mbi Bullgarinë Lindore, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe deri në mëngjes do të ketë reshje shiu vende-vende. Në Bullgarinë Perëndimore do të jetë kryesisht i kthjellët me erë të dobët deri mesatare nga veriperëndimi.
Të martën do të mbajë mot kryesisht me diell. Era, kryesisht e dobët, do të fryjë nga lindje-juglindje. Temperaturat gjatë ditës do të rriten dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 29° dhe 34°, në Sofje rreth 31°.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët nga jugperëndimi, në zonat e larta dhe të ekspozuara - erë mesatare perëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 24°, në 2000 metra – rreth 18°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 29 gradë. Temperatura e ujit të detit është 22°-24°, në veri të kepit Kaliakra është rreth 14°.
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..