Ministri i Financave Asen Vasilev, pas më shumë se 11 orësh të mbledhjes së komisionit për buxhet, tha se nuk e mbështet më buxhetin e vitit 2023. Arsyeja është rritja e madhe e shpenzimeve për paga dhe pagesa të tjera dhe shkurtimi drastik i masave për rritjen e të hyrave. Amendamentet e propozuara nga partitë janë pranuar në lexim të dytë dhe përfundimtar në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa. A do të mbeten, varet nga parlamenti.
Kryetari i komisionit për buxhetin, Jordan Conev nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), tha se nuk është optimist. Deputetët e të gjitha partive paraqitën 212 faqe me 84 ide për shtesa në projektbuxhetin, të cilat në total e rritën deficitin e parashikuar nga 3 në 30%. Propozimet për kthimin e TVSH-së në 20% për një sërë sektorësh u refuzuan me arsyetimin se tatimet nuk mund të rriteshin në mesin e vitit financiar.Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..