Deficiti buxhetor prej 3% është i arritshëm, tha për BNR Petër Ganev - studiues në Institutin për Ekonominë e Tregut. “Ne nuk kemi bomba në buxhet që janë të pakapërcyeshme. Me një qëndrim të rreptë të ministrit të financave, kjo mund të bëhet. Ka nevojë për një person me stilolaps i cili të thotë gjer ku mundet”, sqaroi Ganev dhe paralajmëroi se mbledhja e caktuar e TVSH-së është jashtëzakonisht e tensionuar në buxhetin e vitit 2023.
“Në mes të leximit të parë dhe atij të dytë, ka mbi 80 propozime për amendamente nga opozita dhe nga ata që e mbështesin kabinetin. Do të ketë disa ndryshime. Ndoshta ato do të jenë në drejtim të rritjes së pagave në institucione të caktuara dhe të disa pagesave sociale, por shuma nuk do të ndryshojë kuadrin e përgjithshëm”, vlerëson ekonomisti.
Një deficit prej 3% për buxhetin e ardhshëm në 2024 është në prag të mundësisë, paralajmëroi Ganev.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..