Krijuesi Vlladi Ampov - Grafa edhe një herë i kaloi standardet, dhe në një duet me Tino, prezantoi veprën e tij më të re – “Fiasko”. Kënga u përfshi në albumin e ri të Grafa “Pylli shekullor”.
Potenciali i këngës zbulohet që në sekondat e para, por ajo që e bën unike është aranzhimi, melodia dhe teksti inovativ, krijuar nga vet këngëtari. Shumë kohë më parë, me muzikën që krijon, Vlladi Ampov - Grafa dëshmoi veten si një mjeshtër i përsosur për të tërhequr vëmendjen mbi çështje të rëndësishme për shoqërinë. Me një dozë humori, muzikanti prezanton temat e integritetit në jetë, gënjeshtrës në marrëdhëniet njerëzore si dhe paraqet moralin e kthyer në fiasko: “Paketimi shkëlqen në sy, por morali është në prag të fiaskos”.
Videoja e këngës “Fiasko” meriton vëmendje të veçantë. I frymëzuar nga tingulli dhe teksti i këngës, regjisori Svilen Savov në ekip me operatorin Viktor Dobrev prezantojnë një mini-film me personazhet kryesore Grafa dhe Tino. Dinamika e videos është në sinkron me ritmin energjik të këngës dhe, pa qenë një ritregim vizual fjalë për fjalë i tekstit, përforcon rëndësinë dhe ndikimin e saj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..