“Është e papranueshme që dallimet politike të çojnë në gjuhë të urrejtjes, fyerje etnike, ksenofobi ose antisemitizëm”, tha presidenti Rumen Radev në një deklaratë për mediat.
Dje /20 korrik/ edhe organizata e hebrenjve në Bullgari “Shalom” shprehu alarmin për përshkallëzimin e gjuhës së urrejtjes dhe manifestimeve antisemite në vendin tonë, duke u bërë thirrje institucioneve që të mos qëndrojnë joaktive ndaj këtyre fenomeneve.
“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë kanë qenë pjesë e traditave të shoqërisë bullgare prej shekujsh dhe kanë mbijetuar edhe në vitet më të errëta të Luftës së Dytë Botërore, kur Bullgaria shpëtoi komunitetin e saj hebre dhe nuk lejoi që asnjë qytetar i saj me origjinë hebreje të dëbohej në kampet e vdekjes”, kujtoi kreu i shtetit. Prandaj, sipas tij, është detyrë e çdo qytetari, organizate joqeveritare dhe forcë politike të respektojë vlerat dhe të mbajë traditat e tolerancës së popullit bullgar.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..