Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumë talent dhe mendim të guximshëm e çuan Milen Ivanovin drejt rrugës së suksesit

Foto: arkiv personal

Pothuajse çdo djalë tregon një interes të padiskutueshëm për makinat që në moshë të vogël, dhe kur fillon të njohë markat dhe modelet, shpesh fillon të sfidojë prindërit e tij që të gjejnë se cilat janë markat e makinave që kalojnë nëpër rrugë. Një nga profesionet që ëndërron, përveç të qenit astronaut, më së shpeshti është pikërisht garues makinash. Bashkëbiseduesi ynë, Milen Ivanov, nuk u bë garues makinash, por ishte i rrethuar nga makinat sepse punoi 7 vjet në një tuning car studio të njohur bullgare. Sot makinat vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së tij, por vetëm si projekte në version dixhital. Përkushtimi i tij ndaj dizajnit të automjeteve mund të thuhet se tashmë është shpërblyer, pasi automjeti i tij fuoristradë i krijuar për një videolojë i impresionoi pronarët e një studioje në Los Anxhelos, të cilët vendosën të prodhojnë dhe tregtojnë modelin. Kështu lindi xhpi Rezvani Vengeance.

“Unë personalisht nuk prisja të tregohej kaq shumë interes për xhipin tim dhe dëshirë nga ana e një kompanie për ta prodhuar. Kur isha duke e krijuar, mendoja se nuk duhej të ishte aq futurist dhe të ishte diçka që mund të realizohej - thotë Milen Ivanov në një intervistë për Radio Bullgarinë. –“Modeli origjinal kërkonte një rregullim të madh. Secili prej modeleve duhej të plotësonte një çmim të caktuar në mënyrë që kompania të përshtatej brenda buxhetit të përmendur. Vlera e opsionit të parë që u paraqita ishte rreth 1 milion dollarë”.

Çmimi ishte shumë i lartë, ndaj kompania vendosi të ulë vlerën e investimit të tyre, gjë që bëri të nevojshme heqjen e disa elementeve dhe shtesave të xhipit. Një nga ndryshimet lidhej me dyert, të cilat sipas dizajnit origjinal supozohej të mbeteshin të tipit "Dallëndyshe".

"Për të hapur një derë të blinduar në këtë mënyrë kërkohen mekanizma dhe programe sigurie krejtësisht të ndryshme, sepse nëse një derë e tillë bie mbi këmbën e klientit, mund ta imagjinoni se çfarë mund të ndodhë." Lajm numër një dhe reputacion i shkatërruar, si për kompaninë ashtu edhe për krijuesin e këtij dizajni. Prandaj, kompania vendosi ta shesë xhipin me një çmim më të ulët dhe të përballueshëm, pa këtë shtesë. Pra, vlera aktuale e ulët është rreth 270,000 dollarë dhe mund të shkojë deri në 700,000 dollarë, në varësi të përmirësimeve që klienti dëshiron të porosisë. Megjithatë, ne u përpoqëm të mbanim rreth 60% të dizajnit origjinal.”

Deri më tani janë prodhuar tre xhipe dhe qëllimi i kompanisë është të bëjë nga 25 në vit për t'i ofruar në zyrën e saj në Los Angeles.

Edhe pse ai është i përfshirë në mënyrë aktive në procesin e nxjerrjes së makinës në treg, Mileni nuk ka pasur ende mundësinë të shkojë në Qytetin e Engjëjve, pasi është plotësisht i përkushtuar për t'u kujdesur për dy fëmijët e tij, të cilët janë shumë të vegjël për të udhëtuar përtej Oqeanit.

Ndërkohë, puna i ofron atij edhe sfida të reja, këtë herë të lidhura me serialet e animuar në të cilët personazhi kryesor janë makinat.

“Tashmë kemi 7 sezone me nga 7 episode. Janë prodhuar nga një studio animacioni, me licencë nga përfaqësuesit zyrtarë të "Fast and Furious". Kam punuar për 2 ose 3 vjet mbi dizajnimin e modeleve të përdorura në serial”, zbuloi Mileni dhe saktësoi se seriali është i disponueshëm në një nga platformat botërore për video.

Projekti aktual me të cilin po punon është ende sekret. E vetmja gjë e sigurt është se historia ka të bëjë sërish me makinat, ndërsa animacioni do të jetë i një lloji krejtësisht të ri.

I lindur në Dobriç, Mileni studioi në Gjimnazin Kombëtar të Arteve të Aplikuara të Shën Llukës, pas së cilës u diplomua në Akademinë Kombëtare të Arteve. Ai pranon se portretet, peizazhet dhe pikturat e llojeve të tjera të natyrës kanë qenë gjithmonë të mërzitshme për të, ndryshe nga personazhet dhe komplotet në filma të ndryshëm artistikë, vizatimorë dhe video lojëra. Për këtë arsye ai zgjedh t'i përkushtohet këtij profesioni, me të cilin jeton i lumtur edhe sot e kësaj dite.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD
Doktori Stajko Stajkov

Dr. Stajko Stajkov hodhi themelet e klimatologjisë në Bullgari

Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..

botuar më 24-07-05 7.10.PD

Për jetën e mundshme në një botë pa monopole

Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..

botuar më 24-06-26 7.30.PD