Një festival i vërtetë për të ringjallur antikitetin zhvillohet në vendin e amfiteatrit antik pranë Muzeut të Mozaikëve në qytetin e Devnja. Quhet "Marcianopol - jeta në qytetin antik" dhe synon të rikrijojë të gjitha aspektet e jetës në një nga 20 qytetet më të mëdha romake që lulëzoi 17-18 shekuj më parë.
Marcianopol është i njohur si një nga qytetet më mbresëlënëse të Romës së Lashtë në kulmin e saj. Në territorin e tij, u zbuluan grumbullimet më të mëdha të monedhave të argjendit të gjetura në një vend - më shumë se 100 mijë, dhe madje për një kohë të shkurtër u bë kryeqyteti i Perandorisë Romake dhe mori rolin e qendrës së botës së lashtë.
Festivali kushtuar jetës në qytetin antik zhvillohet më 22 korrik dhe në të marrin pjesë grupe për rishfaqje historike nga Bullgaria dhe jashtë saj. Ata do të tregojnë luftime gladiatorësh, ekzekutim dënimesh, gjellë romake, demonstrata me kuaj, procesionet dhe jetën e popujve që banuan në territorin e Devnjas së sotme shekuj më parë. Hyrja është falas, dhe në mbrëmje festivali antik do të përfundojë me një koncert rock nën yje.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/ancientmarcianopol
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..