Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka filluar licencimi i karburantit amerikan për termocentralin Kozlloduj

Foto: BGNES

Agjencia Rregullatore Bërthamore ka nisur procesin për licencimin e karburantit të ri bërthamor amerikan për Bllokun V të centralit atomik “Kozlloduj”, njoftoi agjencia. Është dorëzuar tashmë një aplikim për të kërkuar leje për të përdorur një lloj të ri karburanti bërthamor RWFA të prodhuar nga Westinghouse në Njësinë V 1000 megavat.

Pritet që Agjencia të kontrollojë nëse janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme, si dhe nëse ato plotësojnë kërkesat ligjore.

Dorëzimi i kasetave të para me karburant Westinghouse është planifikuar për në prill të vitit 2024, ndërsa mbushja e parë duhet të bëhet një muaj më vonë, me kusht që Agjencia Rregullatore Bërthamore të ketë lëshuar licencë, tha ministri i energjisë Rumen Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD