Agjencia Rregullatore Bërthamore ka nisur procesin për licencimin e karburantit të ri bërthamor amerikan për Bllokun V të centralit atomik “Kozlloduj”, njoftoi agjencia. Është dorëzuar tashmë një aplikim për të kërkuar leje për të përdorur një lloj të ri karburanti bërthamor RWFA të prodhuar nga Westinghouse në Njësinë V 1000 megavat.
Pritet që Agjencia të kontrollojë nëse janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme, si dhe nëse ato plotësojnë kërkesat ligjore.
Dorëzimi i kasetave të para me karburant Westinghouse është planifikuar për në prill të vitit 2024, ndërsa mbushja e parë duhet të bëhet një muaj më vonë, me kusht që Agjencia Rregullatore Bërthamore të ketë lëshuar licencë, tha ministri i energjisë Rumen Radev.Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në fund të shtatorit, në parlament do të hynin 7 parti politike, sipas një studimi të “Alpha Research”. GERB ka 23.9% mbështetje. Pas tyre renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) me 14,4..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..