Piramida e Keopsit ishte fotografuar me një siluetë aeroplani në sfondin e një hëne të plotë mbi të. Kjo është një foto që bëhet “një herë në jetë”, raportoi një nga sajtet më të autoritetshme të fotografisë PetaPixel.
Autorja e fotografisë së jashtëzakonshme është bullgarja Rosica Dimitrova, e cila e quajti veprën e saj "4500 vjet histori njerëzore" - sepse piramida egjiptiane daton në shekullin e 26 para Krishtit.
“Kjo foto nuk është mahnitëse vetëm nga pikëpamja vizuale, por edhe sepse është një dëshmi e fuqisë së kohës dhe të qenit në vendin e duhur në kohën e duhur”, thotë Rosi, e cila përveçse është fotografe, është edhe një udhëtare dhe blogere e etur për udhëtime. Para disa kohësh Radio Bullgaria ju takoi me të:
Rosica Dimitrova shpjegon se fotografinë e ka bërë aksidentalisht më 6 prill të këtij viti, në fund të fotosesionit të saj, pikërisht në momentin që po bëhej gati të paketonte valixhet dhe të largohej.
“Pothuajse kisha mbaruar xhirimet atë natë, pasi hëna tashmë ishte ngritur më lart mbi piramidë nga sa doja që ajo të ishte në foton time”, kujton Rosica. “Më pas ngrita sytë dhe pashë një dritë vezulluese që po i afrohej hënës disa sekonda përpara fotos së përsosur”, thotë Rosi.
"Është kaq simbolike," shton fotografja. "Aeroplani dhe piramida - dy maja absolute të njerëzimit që janë mijëra vjet larg njëra-tjetrës".
Fotografia e Rosicës pothuajse u ndalua në kufirin me Egjiptin, pasi Patrulla Kufitare dyshoi për objektivin e madh që ajo po përdorte për të bërë fotografinë, raportoi faqja.
"Ky objektiv me sa duket është shumë e vështirë për t'u futur në Egjipt. Unë isha shumë me fat dhe disi arrita t’i bindja organet e sigurisë në aeroport se kishte shumë pak gjasa që një grua shtatzënë të ishte terroriste. Ata u dyshuan sepse me sa duket ka një pajisje që përdoret për një pushkë snajper dhe duket e ngjashme me objektivin tim”, thotë Rosi.
Edhe sot e kësaj dite, Rosica nuk është e sigurt nëse e besuan apo jo. “Ndoshta ata mendonin se fotot e mia të hënës ishin art digjital dhe jo foto reale, duke gjykuar nga shprehjet e fytyrës së tyre”, përfundon Rosica Dimitrova.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Rosica Dimitrova
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..