“Lludogorec” u kualifikuan në turin e dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, pas fitores vendimtare ndaj “Ballkanit” të Kosovës me 4:0 në Razgrad(Bullgari Verilindore). Një javë më parë në Prishtinë, “Shqiponjat” shënuan një humbje befasuese me 0:2.
Mikpritësit hapën rezultatin në minutën e katërt, pas goditjes së saktë të ganezit Bernard Tekpetey. Presioni i “Lludogorec” vazhdoi deri në fund të ndeshjes, duke shënuar rezultatin 3:0.
Në turin e dytë të eliminatoreve, kampionët bullgarë të futbollit do të luajnë kundër skuadrës sllovene “Olimpia” Ljubljana, e cila ka mposhtur skuadrën letoneze “Valmiera”.Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..