Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

19 korriku është Dita e Diplomacisë Bullgare

Foto: mfa.bg

Arti dhe praktika e zhvillimit të negociatave ndërmjet përfaqësuesve të grupeve apo vendeve - kështu mund të shpjegojmë shkurtimisht kuptimin e termit diplomaci. Fjala e ka origjinën nga Greqia e lashtë, kur lajmëtarët e sundimtarëve përcillnin shënime dhe urdhra të rëndësishëm në dy pllaka dylli të lidhura, të cilat i quanin “diplomë”. Sot, më shumë se kurrë, është e qartë se diplomacia është shumë më tepër se njohuri teorike. Është “mjeshtëri, aftësi dhe largpamësi”, i tha Radio Bullgarisë pak kohë më parë udhëheqësi i parë i Institutit Diplomatik në Bullgari dhe një diplomat karriere, Doc.Dr.Zdravko Popov.

Më 19 korrik shënojmë 144 vjet nga themelimi i misionit diplomatik në Bullgarinë e Lirë. Gjithashtu shënojmë festën profesionale të të gjithëve “të përkushtuar për zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe mbrojtjen e pozitave kombëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Në këtë mënyrë kryetari i Kuvendit Popullor, Rosen Zheljazkov, përcaktoi rolin e diplomatëve vendas. Dita u konfirmua me vendim të ministres së punëve të jashtme, Nadezhda Mihajllova, nga data 21 korrik 1999.

Rosen Zheljazkov

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman në vitin 1878dhe nënshkrimit të Traktatit të Paqes së Shën Stefanit, Princi Aleksandër Dondukov-Korsakov krijoi pranë administratës së qeverisjes së përkohshme ruse të ashtuquajturën Zyrë të Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve Diplomatike. Më vonë u reformua në Departamentin e Punëve të Jashtme. Zyrtarisht, me Dekretin №23 të 17 korrikut 1879, sipas Kushtetutës së Parë Bullgare – Kushtetutës së Tërnovos, për herë të parë u krijua një institucion qendror shtetëror për organizimin, menaxhimin dhe udhëheqjen e politikës së jashtme të Bullgarisë përmes përfaqësimit diplomatik, d.m.th. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Feve. Me dekret të Princit Aleksandër I Batenberg nga 19 korriku 1879 u emëruan përfaqësuesit e parë diplomatikë bullgarë jashtë vendit. Vendet e para me të cilat shteti ynë lidhi marrëdhënie diplomatike në të njëjtin vit 1879 ishin Rusia, Austro-Hungaria, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Belgjika, Serbia, Rumania, Turqia.


Një vend të rëndësishëm në diplomacinë bullgare zë veprimtaria e Përfaqësisë së Përhershme të Republikës së Bullgarisë në Gjenevë - përfaqësia më e vjetër diplomatike bullgare në fushën e marrëdhënieve shumëpalëshe ndërshtetërore. Dhe kur lufta për barazi gjinore është larg agjendës botërore, vendi ynë hyn në histori me poligloten dhe gazetare Nadezhda Stançova (1894-1957). Ishte ajo që u bë diplomatja e parë femër në Ballkan dhe në Evropë, mori pjesë në konferencat e paqes në Paris dhe Gjenova. Ajo ishte e ngarkuar me postin “ad interim” të Legatës Bullgare në Londër dhe më pas ishte sekretare e parë në Legatën tonë në SHBA. Nadezhda Stançova padyshim kontribuoi në konfirmimin e rolit të gruas në diplomaci.

Nadezhda Stançova

Krahas cilësive personale, me kalimin e viteve u bë shumë e rëndësishme nevoja për përgatitjen e mirë profesionale dhe për transferimin e aftësive praktike tek punonjësit në misionet bullgare jashtë vendit.Në fund të shekullit të XIX-të dhe në fillim të shekullit të XX-të, destinacionet kryesore për arsimimin e diplomatëve bullgarë ishin shkollat ​​franceze dhe austriake. “Kjo padyshim ishte e lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të shtetit në përgjithësi”, shpjegon Doc. Zdravko Popov. Ai tregon më shumë për hollësitë e profesionit diplomatik në një material nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

“Mezi pas ndryshimeve filloi të mendohet në drejtim të krijimit të një sistemi të pavarur të politikës së jashtme bullgare për trajnimin e personelit”, thekson Doc. Zdravko Popov. Dhe kjo ndodhi në vitin 2003. Më 23 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave, u krijua Instituti Diplomatik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme - shkolla e parë për diplomatët në historinë tonë, e cila feston 20 vjetorin e themelimit.

Sot, “Politika e jashtme që ndjek Bullgaria është rezultat i një përpjekjeje të koordinuar mbarëkombëtare, për të cilën zbatohet plotësisht parimi “Bashkimi e bën forcë”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Maria Gabriel me rastin e Ditës së Diplomacisë Bullgare.

Maria Gabriel

Lexoni më shumë:

Tekst: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veza është simbol i pjellorisë dhe jetës së re në folklorin bullgar

E Enjtja e Madhe është një nga dy ditët e Javës së Madhe që lyejmë vezët për Pashkët. Tradita dikton që këtë detyrë të rëndësishme ta marrë përsipër gruaja më e moshuar në familje dhe veza e parë të lyhet gjithmonë me ngjyrë të kuqe. Sipas..

botuar më 24-05-02 6.30.PD

148-vjetori i Kryengritjes së Prillit shënohet në Klisura

148-vjetori i Kryengritjes së Prillit - një pikë kthese në luftën për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman – shënohet sot në qytetin e Klisurës. Dhjetëra anëtarë të Shoqërisë "Tradita" me kostume origjinale dhe të armatosur me armë autentike do..

botuar më 24-05-01 9.56.PD

1 maj 1879 - data e lindjes së pullës së parë postare bullgare

Më 1 maj 1879 u vunë në qarkullim pullat e para postare bullgare, të quajtura në atë kohë “santim”. Vlera e tyre nominale ishte 5 santim, pasi në atë kohë nuk kishte një njësi monetare bullgare. Mbi to u pikturua një luan i drejtë me një kurorë si..

botuar më 24-05-01 6.10.PD