Arti dhe praktika e zhvillimit të negociatave ndërmjet përfaqësuesve të grupeve apo vendeve - kështu mund të shpjegojmë shkurtimisht kuptimin e termit diplomaci. Fjala e ka origjinën nga Greqia e lashtë, kur lajmëtarët e sundimtarëve përcillnin shënime dhe urdhra të rëndësishëm në dy pllaka dylli të lidhura, të cilat i quanin “diplomë”. Sot, më shumë se kurrë, është e qartë se diplomacia është shumë më tepër se njohuri teorike. Është “mjeshtëri, aftësi dhe largpamësi”, i tha Radio Bullgarisë pak kohë më parë udhëheqësi i parë i Institutit Diplomatik në Bullgari dhe një diplomat karriere, Doc.Dr.Zdravko Popov.
Më 19 korrik shënojmë 144 vjet nga themelimi i misionit diplomatik në Bullgarinë e Lirë. Gjithashtu shënojmë festën profesionale të të gjithëve “të përkushtuar për zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe mbrojtjen e pozitave kombëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Në këtë mënyrë kryetari i Kuvendit Popullor, Rosen Zheljazkov, përcaktoi rolin e diplomatëve vendas. Dita u konfirmua me vendim të ministres së punëve të jashtme, Nadezhda Mihajllova, nga data 21 korrik 1999.
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman në vitin 1878dhe nënshkrimit të Traktatit të Paqes së Shën Stefanit, Princi Aleksandër Dondukov-Korsakov krijoi pranë administratës së qeverisjes së përkohshme ruse të ashtuquajturën Zyrë të Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve Diplomatike. Më vonë u reformua në Departamentin e Punëve të Jashtme. Zyrtarisht, me Dekretin №23 të 17 korrikut 1879, sipas Kushtetutës së Parë Bullgare – Kushtetutës së Tërnovos, për herë të parë u krijua një institucion qendror shtetëror për organizimin, menaxhimin dhe udhëheqjen e politikës së jashtme të Bullgarisë përmes përfaqësimit diplomatik, d.m.th. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Feve. Me dekret të Princit Aleksandër I Batenberg nga 19 korriku 1879 u emëruan përfaqësuesit e parë diplomatikë bullgarë jashtë vendit. Vendet e para me të cilat shteti ynë lidhi marrëdhënie diplomatike në të njëjtin vit 1879 ishin Rusia, Austro-Hungaria, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Belgjika, Serbia, Rumania, Turqia.
Një vend të rëndësishëm në diplomacinë bullgare zë veprimtaria e Përfaqësisë së Përhershme të Republikës së Bullgarisë në Gjenevë - përfaqësia më e vjetër diplomatike bullgare në fushën e marrëdhënieve shumëpalëshe ndërshtetërore. Dhe kur lufta për barazi gjinore është larg agjendës botërore, vendi ynë hyn në histori me poligloten dhe gazetare Nadezhda Stançova (1894-1957). Ishte ajo që u bë diplomatja e parë femër në Ballkan dhe në Evropë, mori pjesë në konferencat e paqes në Paris dhe Gjenova. Ajo ishte e ngarkuar me postin “ad interim” të Legatës Bullgare në Londër dhe më pas ishte sekretare e parë në Legatën tonë në SHBA. Nadezhda Stançova padyshim kontribuoi në konfirmimin e rolit të gruas në diplomaci.
Krahas cilësive personale, me kalimin e viteve u bë shumë e rëndësishme nevoja për përgatitjen e mirë profesionale dhe për transferimin e aftësive praktike tek punonjësit në misionet bullgare jashtë vendit.Në fund të shekullit të XIX-të dhe në fillim të shekullit të XX-të, destinacionet kryesore për arsimimin e diplomatëve bullgarë ishin shkollat franceze dhe austriake. “Kjo padyshim ishte e lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të shtetit në përgjithësi”, shpjegon Doc. Zdravko Popov. Ai tregon më shumë për hollësitë e profesionit diplomatik në një material nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
“Mezi pas ndryshimeve filloi të mendohet në drejtim të krijimit të një sistemi të pavarur të politikës së jashtme bullgare për trajnimin e personelit”, thekson Doc. Zdravko Popov. Dhe kjo ndodhi në vitin 2003. Më 23 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave, u krijua Instituti Diplomatik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme - shkolla e parë për diplomatët në historinë tonë, e cila feston 20 vjetorin e themelimit.
Sot, “Politika e jashtme që ndjek Bullgaria është rezultat i një përpjekjeje të koordinuar mbarëkombëtare, për të cilën zbatohet plotësisht parimi “Bashkimi e bën forcë”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Maria Gabriel me rastin e Ditës së Diplomacisë Bullgare.
Lexoni më shumë:
Tekst: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..
Ekspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..
Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..