Premiera e operës "Aida" të Giuseppe Verdit pati një sukses të madh në Teatrin Veror të Varnës në Bullgari. Shfaqja është bazuar në produksionin, skenat dhe kostumet e regjisorit Franco Zeffirelli. Dirigjenti i "Aida" ishte maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe asistent regjisorja Ada Gura. I suksesshëm dhe madhështor ishte edhe interpretimi i mezosopranos nga Opera dhe Baleti i Tiranës Ivana Hoxha, e cila debutoi në Varna me rolin e Amneris, transmetoi BTA.
Opera dhe Baleti i Tiranës deklaroi se produksioni në Varna "shkon përtej bashkëpunimit rajonal, forcon lidhjet artistike midis Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe u jep mundësi artistëve të shfaqin talentin e tyre në një dimension më të gjerë artistik".U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..