Me votat e 155 deputetëve në parlamentin prej 240 vendesh, Dimitër Radev u zgjodh guvernator i Bankës Popullore Bullgare (BNB) për 6 vitet e ardhshme. Ai u nominua për një mandat të dytë nga GERB-SDS dhe u mbështet nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB). Gjatë emërimit të tij, Radev e përcaktoi hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë më së voni në janar 2025 si një qëllim ambicioz, por të arritshëm. Pas betimit, guvernatori i ri i vjetër i BNB-së tha se do të propozojë për zëvendësguvernator Andrej Gjurov /PP-DB/ dhe Petër Çobanov /Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë - DPS, ministër i financave në periudhën 2013-2014/. "Një nga kushtet më të rëndësishme që vendosa kur pranova të nominohesha për guvernator ishte që udhëheqja e BNB-së të zgjidhej me mbështetje të gjerë politike. Kjo mbështetje është një faktor i fortë për pavarësinë e bankës qendrore, duke përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të parregulluara politike “, tha Radev.
Dimitër Radev u zgjodh guvernator i BNB-së më 15 korrik 2015. Përpjekja për të zgjedhur një guvernator të ri në vitin 2022 dështoi.Buxheti i vitit 2025 është buxheti i mundshëm dhe mendoj se do të jetë i fundit që Bullgaria e pranon në leva. Këtë e tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova për bTV. Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2025 u përgatit pa parashikuar..
Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..
Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën..
Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave..