Për herë të parë në Bullgari kardiokirurgët nga spitali “Prof. Dr. Aleksandër Çirkov" implantuan një zemër artificiale të gjeneratës së re “Heart mate III”. Pajisja u implantua në një pacient 37-vjeçar me probleme serioze të zemrës për shkak të kardiomiopatisë së zgjeruar. Kur u shtrua në spital, funksioni pompues i zemrës ishte dobësuar në mënyrë dramatike, duke arritur në 10-15%. Gjendja e tij kërkon ose një transplantim, ose një lloj tjetër pajisjeje për të mbështetur zemrën derisa të gjendet një donator i përshtatshëm. Operacionin e ka kryer ekipi i prof. Dimitër Petkov. Pacienti është në gjendje të mirë të përgjithshme dhe është vendosur në listën e pritjes për transplantim të zemrës.
Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu. Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..
Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..