Puna e restauruesve në konservimin dhe restaurimin e veprave të veçanta dhe të komplekseve të tëra është rezultat i kërkimeve, analizave, njohurive të gjera në fushën e kimisë, fizikës, historisë së artit, teologjisë, historisë së përgjithshme dhe shumë fushave të tjera. Në lidhje me pesëdhjetë vjetorin e krijimit të arsimit profesional për restauruesit në Bullgari dhe 20 vjet nga themelimi i Shoqatës së Restauruesve në Bullgari, me një ekspozitë në Galerinë Kombëtare, shoqata prezanton përmes detajeve fotografike specifikat e punës së anëtarëve të Shoqatës së Restauruesve në Bullgari në objekte të tilla si relievi shkëmbor i Kalorësit të Madarës, afresket në Kishën e Bojanës, mozaikët nga Bazilika Episkopale e Filipopolit , ikona nga Kisha “Shën Stefani” në Nesebër e të tjerë.
Shikoni më tepër:
Hapja është sonte në orën 18:00 në Pallat, sheshin "Knjaz Alexandër I" Nr. 1. Ekspozita mund të shihet deri më 27 gusht.
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..