Me këngë dhe valle popullore, me një shfaqje solemne që rikrijonte pjesë të “Historisë sllavo bullgare” të Paisij Hilendarskit, me poezi të krijuesve të mëdhenj bullgarë Hristo Botev, Ivan Vazov dhe Petko Sllavejkov dhe një fjalim të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë 111 metra në zonën Rozhen në Rodopet. Ceremonia shënoi jozyrtarisht fillimin e tubimit tradicional të Krijimtarisë Popullore dhe Blegtorisë “Rozhen 2023”. Deri më 16 korrik, aty do të performojnë 7000 interpretues nga vendi, ansamble të bullgarëve besarabë nga Ukraina dhe interpretues individualë nga diaspora.
Në ceremoninë e ngritjes së flamurit, presidenti tha: “Flamuri bullgar të vazhdojë të na bashkojë dhe të na udhëheqë në prosperitetin e popullit tonë!”.
Ngritja ceremoniale e flamurit në Rozhen i kushtohet 111 vjetorit të çlirimit të Rodopeve dhe 120 vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..