1 janari 2025, nëse bëhen përpjekje, është një datë e mundshme dhe reale që Bullgaria të bëhet anëtare e Eurozonës. Këtë e tha guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev, në një seancë dëgjimore në parlament. Sipas tij, BNB dhe sektori ynë bankar tashmë janë pjesë e saj. Ai tha se sektori bankar dhe stabiliteti i monedhës janë pjesa më e vështirë e kritereve për anëtarësimin e një vendi në Eurozonë dhe Bullgaria i përmbushi këto kritere në vitin 2020. Pa përmbushjen e tyre, vendi ynë nuk do të ishte anëtar i Bashkimit Bankar. Prandaj sipas tij “është e çuditshme të mendohet tani nëse duhet të pranojmë monedhën e përbashkët evropiane”.
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..