Një depo për migrantë të paligjshëm u zbulua në afërsi të Sofjes në kuadër të aksionit mbarëkombëtar kundër trafikimit të të huajve. Në të u gjetën më shumë se 40 emigrantë. BNR mësoi se u ndaluan edhe tre persona që organizonin trafikun. Operacioni kundër trafikimit të emigrantëve u urdhërua nga ministri i brendshëm, Kalin Stojanov, por zhvillohet nën drejtimin e prokurorisë. Marrin pjesë ekipe të Policisë Kombëtare, Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Policisë Kufitare. U kontrolluan dhjetëra adresa në qytete të ndryshme të vendit dhe në kryeqytet, si dhe makina në rrugë.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..