Korniza e përgjithshme e buxhetit nuk do të ndryshojë. Nëse bëhen propozime për ndryshime, ato do të jenë mbi bazën “kosto për kosto”. Mjetet do të merren për një qëllim në kurriz të një tjetri në buxhet, tha ministri i financave Asen Vasilev pas takimit me deputetët e GERB-SDS. Në lidhje me protestat sindikaliste, ai deklaroi se do të vazhdojë politikën e qeverisë së përkohshme për pagat në institucionet shtetërore.
“Sa i përket buxhetit, sigurisht që kemi pretendime, por është një akt krejtësisht politik që duhet mbështetur”, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov.
GERB do të propozojë ish-kryetarin e Legjislaturës së 44-të të Kuvendit Popullor, Dimitër Gllavçev kryetar të Gjykatës së Audituesve. Kandidatura e tij u ra dakord me koalicionin “Po e vzhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike”, njoftoi kryetarja e grupit parlamentar Desisllava Atanasova.
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..