Presidenti Rumen Radev i qortoi pushtetarët se nuk kanë një mendim dhe qëndrim të tyre, por ndjekin ato të vendeve kryesore partnere. Ai e bëri deklaratën e tij për gazetarët pas tensionit mes qeverisë dhe presidencës për vizitën e Volodimir Zelenskit në vendin tonë.
“Unë gjithmonë kam mbrojtur interesin bullgar, jo interesin e vendeve të tjera. Pyetja është se interesat e kujt i mbrojnë politikanët nga parlamenti dhe nga qeveria - padyshim në shumë raste këto nuk janë interesat e bullgarëve”, tha gjithashtu kreu i shtetit.
Rumen Radev kritikoi edhe Këshillin e Ministrave se nuk e ka koordinuar paraprakisht me të vizitën e presidentit ukrainas. “Në këtë situatë, për mua ishte më e lehtë të mos e mbaja takimin, por ky nuk është një sinjal i mirë për Bullgarinë dhe për 300 mijë bullgarët në Ukrainë”, theksoi ai.
Me rastin e synimit për t'i dhënë municione Ukrainës, presidenti pyeti se si Kuvendi Popullor vendosi brenda një dite të zbrazte magazinat e rezervave të ushtrisë bullgare gjatë kohës së luftës. “Pavarësisht se ju bindin se ato do të mbushen shumë shpejt – kjo nuk është e vërtetë. Këto procese zgjasin vite”, tha ai.
Rumen Radev shprehu gjithashtu pakënaqësi për vendimin për shitjen e reaktorëve të termocentralit bullgar “Belene” në Ukrainë. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për pajisjet, por edhe për fatin e projektit për ndërtimin e një termocentrali të dytë bërthamor bullgar.Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..