Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti hodhi poshtë propozimin për referendum për euron

Foto: BTA

Kuvendi Popullor nuk e lejoi propozimin e partisë “Vëzrazhdane” për referendum me pyetjen “A jeni dakord që leva bullgare të jetë e vetmja monedhë zyrtare në Bullgari deri në vitin 2043”. Para kësaj, kërkesa nuk u pranuar në Komisionin parlamentar për Çështjet Juridike. Ndër arsyet është se me anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian, Bullgaria pranoi hyrjen në Eurozonë.

Sipas të dhënave të propozuesve, pas një kontrolli nga Drejtoria kryesore “Regjistrimi Civil dhe Shërbimet Administrative” u konstatua se kërkess e referendumit për këtë temë mblodhi mbi 470 mijë nënshkrime të vlefshme të shtetasve bullgarë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD