Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Edinburg është një ngjarje vjetore që mbahet që nga viti 1947 në tre javët e fundit të gushtit. Në të marrin pjesë disa nga artistët më të mirë në fushën e arteve skenike. Një arsye për t'i kushtuar vëmendje edicionit të sivjetmë janë... faqet e rëndësishme të historisë bullgare, të shndërruara në një shfaqie teatri - "Jeta e shkurtër dhe vdekja misterioze e Boris III, Carit të Bullgarëve". Autori i shfaqjes është anglezi Joseph Cullen, i cili gjithashtu luan rolin qendror në të.
„Unë kam lindur dhe jam rritur në Somerset, një provincë rreth 120 milje larg Londrës. Vij nga një familje fermerësh dhe punëtorësh. Ëndrra ime është të luaj para publikut, por nuk është e nevojshme të kem një skenë të veçantë – thotë Jozeph për veten e tij. - Pas 8 vitesh në Londër, u ktheva në Somerset, ku dua të përmbush ëndrrën time - t'u jap vendasve, që nuk kanë mundësi të udhëtojnë deri në qytetin e madh, një vend për t'u treguar histori. Le të dalim me kolegët e trupës përballë tyre edhe në fushë, në ndonjë shkollë, e pse jo edhe në lokal.“
Ndërsa ishte në Londër, Jozephi punoi si skenarist dhe aktor në shfaqje të ndryshme, por produksioni për shpëtimin e hebrenjve bullgarë ishte i pari, kushtuar një episodi të historisë bullgare, në të cilin ai luajti si pjesë e trupës së pavarur "Out of the forest”. Pas tyre, trupa ka edhe dy shfaqje të tjera të realizuara kushtuar çështjeve aktuale që lidhen me politikën dhe feminizmin sot.
Një fragment i rëndësishëm i shfaqjes së krijuar nga anglezi lidhet me përpjekjet e bëra nga monarku bullgar Boris III, qeveria dhe Kisha Ortodokse Bullgare për të shpëtuar hebrenjtë që pas vitit 1940 ndodhen në territorin e Mbretërisë së Bullgarisë..
Një nga librat që e frymëzoi Jozephin gjatë punës për shfaqjen ishte "Kurora me gjemba" e shkrimtarit bullgar Stefan Gruev - djali i shefit të kabinetit dhe një nga njerëzit më të besuar të Carit - Pavell Gruev. E ka marrë nga shoqja e vet Sasha, bashkë-skenariste e shfaqjes.
„Puna për këtë shfaqje ishte e rëndësishme për të, sepse ajo përdori kërkimin për të mësuar rreth kulturës dhe historisë së një vendi nga i cili janë gjyshërit e saj, por në të cilin ajo nuk ka jetuar kurrë. Nga historitë që ka dëgjuar si fëmijë, Bullgaria për të është një lloj vendi i largët nga përrallat” - tha Jozephi në një intervistë për Radio Bullgarinë.
Përveç "Kurorës me gjemba", Jozephi dhe Sasha lexuan librin e Michael Bar-Zohar me titull "Jashtë kapjes së Hitlerit", dhe më vonë autobiografinë e Mbretit Simeon II - "Një fat i jashtëzakonshëm", nga ku marrin informacion për ngjarjet e pas vitit 1943 dhe vdekjes së Mbretit Boris III - momenti në të cilin përfundon vepra dramatike.
Muzika luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e shfaqjes dhe bazohet si në këngët popullore bullgare ashtu dhe ato hebraike. Megjithatë, trupa është e bindur se ata po tregojnë një histori bullgare që ka ndodhur si shembull se si mund të kundërshtosh Holokaustin.
Duke qenë se është e pamundur që aktorët të rimishërohen në të gjitha personalitetet që kontribuan në shpëtimin e hebrenjve bullgarë nga "kampet e vdekjes", skenari kërkon që njëri prej tyre të jetë personifikimi i një shtrese të tërë:
„Në shfaqjen tonë prezantojmë Mitropolitin Stefan (Mitropoliti i Sofjes nga viti 1922 deri në 1948 dhe Eksarku i Kishës Ortodokse Bullgare nga viti 1945 deri më 1948), i cili është kundërshtar i ligjeve antisemite të futura në vendin tonë dhe është një nga personat që pengoi një nga dëbimet e hebrenjve nga territoret e Mbretërisë së Bullgarisë - shënim i autorit). Ka shumë më tepër klerikë që luajnë një rol të rëndësishëm në atë kohë, por nuk ka si t'i përfshijë të gjithë në një skenë. Ne duhej të përpiqeshim që vetëm një personazh të luante rolin e gjithë Kishës Ortodokse Bullgare.“
Aktori, i cili është rimishëruar në rolin e Mbretit Boris III, e di se përveç historisë heroike të shpëtimit të afro 50.000 jetëve njerëzore, ka edhe një tjetër - tragjike, e cila ka të bëjë me fatin 11343 hebrenjve që ndodheshin në territorin e Maqedonisë dhe Thrakisë së Detit Egje (territoret e reja të aneksuara në Mbretërinë e Bullgarisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në të cilat autoritetet bullgare futin legjislacionin bullgar, por nuk kanë mundësi të marrin vendime plotësisht të pavarura. Ato merren pas koordinimit me Gjermaninë). Megjithatë, Jozephi është i bindur se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kujtojmë ngjarje si shpëtimi i hebrenjve bullgarë, sepse ne shpesh nderojmë humbjen, jo momente si ky kur njerëzit kundërshtuan politikat çnjerëzore të një diktatori të huaj duke rrezikuar jetën e vet.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: outoftheforesttheatre.com
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..