Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pranimi i Bullgarisë në Shengen varet nga tre faktorë, tha kryeministri

Foto: arkiv

Kryeministri Nikollaj Denkov i siguroi deputetët se Bullgaria nuk do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë që do të dëmtojnë aftësitë mbrojtëse të vendit. Denkov e konfirmoi këtë pas një pyetjeje nga partia "Vëzrazhdane", e cila kërkoi sqarime pasi ministri i mbrojtjes Todor Tagarev deklaroi më herët sot se presidenti ukrainas ka kërkuar "gjithçka pa avionë".

Lidhur me pranimin e Bullgarisë në Shengen, Denkov tha se kjo varet nga tre elementë. E para është legjislacioni që duhet të miratohet nga parlamenti me cilësinë më të lartë dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Elementi i dytë është siguria kufitare. E treta ka të bëjë me bindjen e partnerëve tanë evropianë se Bullgaria e ka bërë punën e saj, e cila kërkon veprimtari aktive në fushën e politikës së jashtme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD