80 mijë persona u përpoqën të kalonin kufirin bullgaro-turk në 6 muajt e parë të 2023-ës, deklaroi për BTA ministri i brendshëm Kalin Stojanov. “Rritja është 62% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Kjo tregon se presioni i migracionit është jashtëzakonisht i rëndë”, thekson ai. Ministri i konsideron burimet e “Policisë Kufitare” të pamjaftueshme, por ka një ide sesi do të shtrëngojë ndjeshëm kufirin me forcë fizike në muajt në vijim.
Çfarëdo që të arrijë MPB si rezultat, nëse nuk merremi me migrimin ilegal dhe luftën në rrugë, gjithçka tjetër mbetet në plan të dytë, thekson Stojanov.
Ministri ka urdhëruar shtimin e shpejtë të procedimeve paraprake të nisura ndaj shoferëve që drejtojnë vetura pas përdorimit të alkoolit ose drogës.
Po hetohet edhe korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit, sepse lufta kundër korrupsionit është ndër prioritetet e MPB-së, thotë Stojanov.Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..