Qeveria miratoi projektbuxhetin e shtetit për vitin 2023, i cili duhet të pranohet nga Kuvendi Popullor deri në fund të korrikut. Megjithatë, parametrat kryesorë të tij kanë shuar shpresat për një rritje të të ardhurave, për më tepër në sektorët e nënfinancuar kyç. Sipas buxhetit të propozuar nga ministri i financave, paga minimale duhet të mbetet në nivelin e fillimit të vitit - 780 leva (390 euro), me inflacion në rritje, i cili tashmë tejkalon 30%, edhe për mallrat thelbësore. Pavarësisht këmbënguljes së sindikatave se shteti ka fonde dhe paga minimale mund të rritet menjëherë me të paktën 70 leva (35 euro), menaxherët dhe punëdhënësit refuzojnë të pranojnë kërkesat për rritje. Sipas Konfederatës së Punës “Podkrepa”, buxhetit të propozuar i mungon një politikë e caktuar e të ardhurave. Të papranueshme janë edhe pretendimet se me rritjen e njëhershme të pagës minimale nga janari i këtij viti, tashmë është i përmbushur zotimi ndaj grupeve të punëtorëve me të ardhura më të ulëta.
“Qeveria aktuale padyshim që nuk ka ndërmend të përditësojë shumën e të ardhurave minimale për vendin – tha Vanja Grigorova – këshilltarja ekonomike e Konfederatës së Punës “Podkrepa” në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Kjo është e dëmshme për fuqinë blerëse të punëtorëve më të varfër bullgarë. Kur vitin e kaluar komentuam nevojën për përditësimin e pagës minimale, kishte një fushatë zgjedhore në të cilën Asen Vasilev deklaroi se ky është prioritet i partisë në pushtet “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe nga janari i këtij viti paga minimale duhet të jetë në masën prej 900 leva (450 Euro) . Kur u bë ministër i financave, e harroi këtë qëllim. Ky është një buxhet për 6 muaj, por që prej një viti të gjysmë punëtorët bullgarë janë duke u varfëruar. Na kritikuan jo një herë se citojmë vetëm inflacionin e ushqimit, por një person që merr një pagë nga 800 leva (400 euro), i shpenzon pothuajse të gjitha paratë e tij për ushqim dhe shlyerjen e faturave.”
Vanja Grigorova gjithashtu theksoi se me dyfishimin e çmimeve të ushqimeve bazë nuk ka se si të mjaftojë rritja e pagës minimale me 10 %. Vetëm për të mos kaluar deficitin prej 3%, bëhen kompromise me strukturat kyçe si Instituti Kombëtar i Sigurimeve, ku menaxhohen miliarda, ndahen fondet e papunësisë, pensionet etj. për shtetasit bullgarë.
“Këta janë njerëz që kanë ekspertizë – theksoi Vanja Grigorova. - Ata nuk mund të zëvendësohen e megjithatë pushtetarët tallen me punën e tyre. Dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e punëtorëve, puna e të cilëve është lënë pas dore prej vitesh nga pushtetarët, kushdo qofshin ata në pushtet. Asen Vasilev tha se garantojnë rritjen e pagave në shëndetësi, për mjekët dhe infermieret. Kjo nuk është e vërtetë dhe të gjitha këto gënjeshtra duhet të ekspozohen. E nënvlerësojnë buxhetin me arsyetimin se është vetëm për 6 muaj. Por gjatë këtyre muajve qytetarët bullgarë duhet të punojnë. Ndërmarrjet bullgare, nga të cilat do të marrin 100% të dividentit, duhet të kenë njëfarë sigurie, sikurse edhe ndërmarrjet private duan siguri. Dhe në fakt ata do të gjakosen për vdekje.”
Janë të shumta strukturat që janë gati për grevë, mes tyre janë zjarrfikësit dhe policët. Tashmë në Institutin Kombëtar të Sigurimeve është mbajtur një grevë paralajmëruese njëorëshe dhe aktualisht po diskutohet se si dhe kur të procedohet me një grevë pa afat. Dhe kur kjo të ndihet nga shoqëria, ajo do të bëjë presion mbi pushtetarët. “Ata nuk janë pa kontroll, ky kontroll duhet të vendoset, edhe me greva, edhe me daljen në sheshe”, theksoi Vanja Grigorova.
Sindikata tjetër e madhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) është e prirë të mbështesë buxhetin 6-mujor të shtetit, por me kushte të caktuara dhe gjithashtu qëndron në gatishmëri greve, ndonëse në kulmin e verës. Todor Kapitanov nga KNSB rendit sektorët, kryesisht të financuar nga buxheti, në të cilët njerëzit punojnë me të ardhura të ngrira, pavarësisht inflacionit të lartë:
“Këta janë punonjësit e Radios Kombëtare – BNR, Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, Agjencisë së të Ardhurave, disa sektorëve në fushën e bujqësisë, Agjencisë për Luftimin e Breshërive, Akademisë Bujqësore. Sigurisht që problemet me mungesën e fondeve në fushën e kulturës nuk ka sesi të mos përmenden. Në të vërtetë, njerëzit në sistemet e listuara janë të rraskapitur, kjo ndikon në standardin e tyre profesional dhe personal të jetesës. Prandaj, punëtorët nga sektorët e listuar me financim të pamjaftueshëm janë të gatshëm të vazhdojë dhe tani janë gati gjatë votimit të buxhetit të jenë të vendosur në veprimet e tyre dhe të dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre.”
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA-arkiv
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..