Komisioni Evropian po ndërmerr hapat përfundimtarë për përfundimin e plotë të Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Kontrollimit përballë Bullgarisë dhe Rumanisë, raporton “Politico”, duke iu referuar një pjese të raporteve për mekanizmin e përgjithshëm për sundimin e ligjit, të cilat do të publikohen më 5 korrik.
Mekanizmi u krijua në 2007 për të raportuar mbi progresin e Bullgarisë dhe Rumanisë në reformat gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe veçanërisht për Bullgarinë, në luftën kundër krimit të organizuar. Monitorimi i vazhdueshëm është një nga pengesat në rrugën e Bullgarisë drejt Zonës Shengen. Për hyrjen e Bullgarisë janë 25 nga gjithsej 27 shtetet anëtare të BE. Kundër saj janë vetëm Holanda dhe Austria. Holanda, e cila është kundër Bullgarisë, por jo kundër Rumanisë, kërkoi një raport të veçantë për mekanizmin e monitorimit për Sofjen, por Komisioni refuzoi, raporton korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth formacionit të Deljan Peevski - DPS - Fillimi i Ri. Sipas APS, parlamenti duhet të shqyrtojë rolin e..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit..
Për 63 vendvotime nga gjithsej 11 626 që duhej të kishin video-përgjim, nuk ka video live dhe regjistrim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Këtë e ka bëri të ditur zëvendëskryetarja dhe zëdhënëse e Komisionit Qendror të..
Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë..
Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve..
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat..