Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE mund të përfundojë Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe Kontrollimit për Bullgarinë

Foto: arkiv

Komisioni Evropian po ndërmerr hapat përfundimtarë për përfundimin e plotë të Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Kontrollimit përballë Bullgarisë dhe Rumanisë, raporton “Politico”, duke iu referuar një pjese të raporteve për mekanizmin e përgjithshëm për sundimin e ligjit, të cilat do të publikohen më 5 korrik.

Mekanizmi u krijua në 2007 për të raportuar mbi progresin e Bullgarisë dhe Rumanisë në reformat gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe veçanërisht për Bullgarinë, në luftën kundër krimit të organizuar. Monitorimi i vazhdueshëm është një nga pengesat në rrugën e Bullgarisë drejt Zonës Shengen. Për hyrjen e Bullgarisë janë 25 nga gjithsej 27 shtetet anëtare të BE. Kundër saj janë vetëm Holanda dhe Austria. Holanda, e cila është kundër Bullgarisë, por jo kundër Rumanisë, kërkoi një raport të veçantë për mekanizmin e monitorimit për Sofjen, por Komisioni refuzoi, raporton korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD