Bullgaria zë vendin e 30-të midis 163 vendeve në edicionin e ri të renditjes për vendet më paqësore dhe të sigurta - Indeksi Global i Paqes (GPI). Renditja është bazuar në 24 tregues, si niveli i konflikteve, agresioni, pasiguria, rreziqet, krimi, militarizimi. Në listë, Bullgaria ia kalon vendet si Turqia, Serbia, Franca, Spanja, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Vendet më paqësore në botë janë Islanda, Danimarka, Irlanda, Zelanda e Re dhe Austria, dhe më të rrezikshmet - Afganistani, Jemeni, Siria, Rusia dhe Ukraina.
Krahasuar me vitin 2022, Bullgaria humbet 5 vende për shkak të treguesve të stabilitetit politik dhe marrëdhënieve me vendet fqinje, duke marrë parasysh mosmarrëveshjen midis Sofjes dhe Shkupit.
Gjithsej 91 vende në 2023 janë përfshirë në disa konflikte të jashtme, në 2008 ato kanë qenë 58."Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..