Për të qenë i qëndrueshëm, integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, tha presidenti Rumen Radev. Ai priti në “Dondukov” 2 të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saratsin. Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është parakusht për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, por nuk është i vetmi, theksoi presidenti. Ai përkujtoi se një pjesë integrale e vendimit evropian për integrimin evropian të Shkupit është zbatimi i Traktatit për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë nga viti 2017. Këto nuk janë më pyetje të hapura mes dy vendeve, por pyetje për marrëdhëniet e Shkupit me BE-në, vuri në dukje Radev.
Për fat të keq, gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut është rritur, kemi vërejtur dhunë fizike ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare, qitje dhe djegie të klubeve kulturore bullgare”, theksoi presidenti.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..