Ish-Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev njoftoi se po krijon lëvizjen "Drejtësia për Bullgarinë". "Vendimet për fatin e Bullgarisë diktohen nga interesat e huaja korporative. Askush nuk mendon për Bullgarinë dhe popullin. Partia në pushtet është fajtore për kolapsin moral dhe ekonomik në vend... Ata rikthyen vitet e bandave kriminale dhe rritjen e tmerrshme të krimit në familje”, ka njoftuar Geshev në Facebook. Sipas tij, synimi i lëvizjes do të jetë një gjyqësor i pavarur, i mbrojtur nga cenimet politike kriminale dhe motoja e tij do të jetë “Zoti, Atdheu, Familja”.
Geshev është Prokurori i parë i Përgjithshëm që u lirua para afatit dhe shkasi për këtë ishte shprehja e tij “plehra politike” drejtuar deputetëve, kujton bTV. Qëndrimi i tij në këtë post u shoqërua me protesta të shumta qytetare ku kërkohej dorëheqja e tij për shkak të problemeve në sistemin e drejtësisë.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..