Deputetët dëgjuan ministrin e mbrojtjes Todor Tagarev, në lidhje me iniciativën e Bashkimit Evropian për sigurimin e 1 milion municioneve dhe predhave për Ukrainën dhe gatishmërinë e deklaruar të vendit tonë për të përgatitur mjekë luftarakë dhe ndihmësmjekë në ndihmë të Ukrainës.
Në parlament, Tagarev theksoi se në këtë fazë Bullgaria nuk ka mundësi të dërgojë municione me kalibër 155 milimetra, pasi nuk ka armë të tilla, por ekziston mundësia që Agjencia Evropiane e Mbrojtjes të angazhojë kompani bullgare me prodhimin e municioneve të tilla.
Për këtë qëllim do të ndahen 500 milionë euro nga fondi evropian. Gjithashtu u bë e qartë se vendi ynë nuk do të dërgojë forca të armatosura në Ukrainë, në asnjë formë, por do të trajnojë mjekë ukrainas. Brenda një viti, gjithsej 60 mjekë dhe ndihmësmjekë ushtarakë ukrainas do t'i nënshtrohen trajnimit special përmes qendrës mjekësore ushtarake të trajnimit të Akademisë Ushtarake Mjekësore.Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..