Deputetët dëgjuan ministrin e mbrojtjes Todor Tagarev, në lidhje me iniciativën e Bashkimit Evropian për sigurimin e 1 milion municioneve dhe predhave për Ukrainën dhe gatishmërinë e deklaruar të vendit tonë për të përgatitur mjekë luftarakë dhe ndihmësmjekë në ndihmë të Ukrainës.
Në parlament, Tagarev theksoi se në këtë fazë Bullgaria nuk ka mundësi të dërgojë municione me kalibër 155 milimetra, pasi nuk ka armë të tilla, por ekziston mundësia që Agjencia Evropiane e Mbrojtjes të angazhojë kompani bullgare me prodhimin e municioneve të tilla.
Për këtë qëllim do të ndahen 500 milionë euro nga fondi evropian. Gjithashtu u bë e qartë se vendi ynë nuk do të dërgojë forca të armatosura në Ukrainë, në asnjë formë, por do të trajnojë mjekë ukrainas. Brenda një viti, gjithsej 60 mjekë dhe ndihmësmjekë ushtarakë ukrainas do t'i nënshtrohen trajnimit special përmes qendrës mjekësore ushtarake të trajnimit të Akademisë Ushtarake Mjekësore.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..