Pas një takimi të deputetëve të GERB-SDS, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), u vendos që të krijohet një komision i ri për ndryshimet kushtetuese. Deputeti nga radhët e DPS-së, Deljan Peevski, tha se nuk do të anëtarësohet në komision dhe se ai do të përbëhet vetëm nga ekspertë të ngushtë. Bashkëkryetari i Bullgarisë Demokratike (DB) Hristo Ivanov tha se po del marrëveshje për 3 ndryshime - kufizim i pushtetit të Prokurorit të Përgjithshëm, ndryshime në Këshillin e lartë Gjyqësor dhe ndryshim i mandatit të kabinetit zyrtar.
Pas takimit, kreu i DPS-së Mustava Karadajë tha se dënojnë thirrjet për dhunë nga partia “Vëzrazhdane”, por u bëri thirrje të gjithë atyre që dënojnë aktet e agresionit dhe urrejtjes në shoqëri që të jenë konsistentë dhe kategorikë kur shfaqet agresion në emër të tyre ndaj DPS-së, myslimanëve dhe pakicave të tjera.Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...